Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Polipet dhe shtatzenia!

Pershendetje e nderuar Doktoreshe! Ne rradhe te pare ju uroj pune te mbare! Une qe po ju shkruj jam 31 vjece, kam rreth nje jave qe me ka akdhur nje cikel i parakohshem nese mund ta quaj keshtu, shkova te mjeku dhe pas nje echo-transvaginave me informoi per prezencen e nje polipi 3-4 mm ne uterus. Megjithate, doktori me tha qe duhet te behet edhe nje rrivleresim per prezencen e ketij polipi diten e trete te ciklit menstrual pasardhes. Nderkohe une dhe partneri im kishim shume deshire te provonim per nje shtatezani te dyte pasi e kemi nje djale. Lutem mund te me thoni nese ne duhet te provojme per shtatezani duke e neglizhuar prezencen e polip-it apo duhet me patjeter te eleminohet polipi dhe pastaj te vazhdojme me hapat e tjere? Heqja e polipit behet e mundur te Materniteti ku dhe ju Doktoreshe punoni dhe me cfare metodash? Duke ju falenderuar paraprakisht per pergjigjen, gjithe te mirat! Mirela

Mirela Mustafa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirela

Më mirë është të hiqet polipi dhe pastaj të tentohet për shtatzëni. Kjo porçedurë kryhet edhe në klinikën ku unë punoj.

Mund të paraqitesh në shtator, për të zgjidhur këtë problem në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti