javë pas jave
Përshëndetje Sala
Shtrëngimet apo dhëmbjet që përshkruan, edhe mund të konsiderohen si tregues paraprak se lindja po afron. Lindja pas javës së 37-të konsiderohet si normale, por asnjë herë nuk stimulohet lindja pa një arsye të qënsishme.
Mundet që bebi yt, të arrijë peshë mbi atë që konsiderohet normale (rreth 3400 gram). Por nuk duhet vlerësuar zhvillimi i fetusit vetëm më madhësinë e peshës, duke përjashtuar zhvillimin e organeve jetësore që zhvillohen gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë dhe zhvillimin e mushkrive që zhvillohen deri në periudhat e fundit të shtatzënisë.
Nuk ka arsye, përse të kesh frikë nga lindja. Ajo është një proçes fiziologjik. Në kohën e lindjes, mjeku vlerëson përmasat e fetusit dhe i krahason ato me përmasat e baçinit amtar. Përputhshmëria e tyre, bën të mundur lindjen normale.
Të uroj që shtatzënia të shkojë normalisht deri në term dhe të kryhesh lindje normale.


Pershendetje doktoreshe, une jam tani 36 jave + 2 dite, dhe qe 2 dite po kam nganjehere shtrengime ne fund te barkut, por shume shkurt, por me teper po kam shtrengim ose si ngerçe ne kembe, ketu larte menjehere perfundi barkut, per rreth kofsheve, dhe kam dhembje te eshtrave qe jane ne hyrje te vagines, nuk di a po mund ta shpjegoj, por nuk po di as si ta shpjegoj, sepse nuk di me cka ta krahasoj, pasi nuk kam ndjere kurre shtrengime te tilla. Gjithashtu dua te pyes a ka ndonje metode qe stimulon lindjen, ngase nuk po kam durim te pres, se eshte lindja e pare, e dua qe sa ta mbush terminin ne 37 jave te lind, ngase besoj qe edhe bebi eshte mjaft i zhvilluar edhe ne peshe, sepse ne kontrollen time te fundit ne javen e 32-te ka qene 2.014 kg, dhe me ka thene mjeku qe deri ne lindje do te jete diku 4 kg ose me shume, dhe nuk dua qe femija te jete i madh ne peshe, ngase kam frike se mund te ma komplikoj lindjen, ose kam frike se mos me rekomandon mandej mjeku lindje me operacion, e une nuk dua assesi, dua te kem lindje normale. Me fal nese e zgjata pak, por me ndihmojne dhe me duken gjithnje te arsyeshme pergjigjet tuaja tek te gjitha pyetjet! Cdo te mire!