Si ti formoj majet e gjinjëve
Zana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Zana
Nëse thithkat janë të vogla e të pa formuara dukshëm, edhe mund të ndihmohen për të dalë me anë të masazheve. Me dy gishta kapet thithi dhe përdridhet, një herë në një krah e një herë në krahun tjetër, rreth 15-20 në ditë deri në ditën e lindjes. Shtrëngimi dhe përdredhja nuk duhet të jenë të dhëmbshme.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendejte doktoreshe. Jam ne fillim te javes se 35 te shtatzenise, deri tani gjithçka ka kaluar mire, por jam pak e shqetesuar per majet e gjinjeve te mi te cilat nuk i kam! Ju lutem doktoreshe a ka ndonje menyre per ti formuar para se te lindi beben? Faliminderit paraprakisht per kohen dhe keshillat tuaja.