Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes natyrale

Doja tju pyesja, une jam 30 vjec, ne javen e 27 te shtatzenise, femijen e pare kam 6 vjec pothuajse, e lindur me prerje cezariane... sa shanse kam per ta lindur femijen e dyte vet jo me operacion? Se doktori im me tha qe nese firmosni ju qe do te thote per pergjegjsine e asaj qe mund te ndodhi... ma shpjegoni ju lutem si funksionon sepse s`dua te operohem, eshte hera e trete kjo i bie se kam bere dhe nje operim me sonde me narkoze per heqje temthi, pas lindjes se pare. Do e vleresoja shume nje pergjigje, flm.

Olaa05 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të përgëzoj për vendimin që ke marrë. Nëqoftëse në javën e fundit të shtatzënisë, përmast e bebit të matura me ekografi përputhen me përmasat e bëçinit amtar, dhe prerja cezariane është segmentare, atëherë me ndjkje të kujdeshme nga mjeku gjinekolog mund të arrihet lindja me rrugë vaginale. Në ndihmë vjen edhe anestezia epidurale, që do të lehtësonte dhëmbjet e lindjes. Nëqoftëse mjeku gjinekolog konstaton, që nuk ka përputhje të mirë të përmasave të kokës dhe shpatullave fetale dhe përmasave të baçinit amtar, atëherë nuk ka më arsye për të tentuar për lindje vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti