Sa kohe duhet te pres?
I nderuar dr.Memli para dy muajsh kam kryer nje abort terapeutik ne javen e 12 te shtatzanise si pasoje e nje anomalie fetale, te NT-se se bebit. pas abortit nuk kam pasur probleme, dhe cikli keto dy muaj ka qene i rregullt. doktori qe me ka ndjekur gjate shtatzanise, i cili beri dhe kyretazhin me tha se nuk ka nevoje qe te bej analiza pasi ketu behet fjale per nje crregullim kromozomik ndaj nuk kam bere asnje analize, dhe gjithashtu me tha se pas 3 muajsh mund te rinis nje shtatzani tjeter. Ju sqaroj se kam nje femije te shendetshem 4 vjecar. ju lutem doktor me thoni a mjafton periudha 3 muaj pas nje aborti per te rinisur nje shtatzani te re pasi e deshiroj shume,dhe cfare analizash apo kontrollesh me keshilloni te bej para se te nis nje shtatzani te re. Ju falenderoj! Me respekt! Monika
Monika Bejo
(13 vite më parë)

