Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim i periodave

Pershendetje Doktoreshe! Problemi im eshte ky: 2 muaj e fundit cikli menstrual ka qene shume i paket, keto 2 muaj kam perdorur dhe kontraceptive per mikrokistet. Jam bere merak se zakonisht ciklin e kam pasur te bollshem. Cilat mund te jene shkaqet e ketij çrregullimi dhe ne çfare dite te ciklit me sugjeroni te bej eko per te pare vezoret, nese kane akoma mikrokiste apo jo? Faleminderit!

Lori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori

Paksimi i gjakderdhjes menstruale, mund të ndodhë nga përdorimi i estro-progestativëve. Trajtimi me estro-progestativ për të trajtuar mikrokistet, duhet të vazhdojë nga tre deri në gjashtë muaj, dhe pas kësaj periudhe cikli menstrual do të vazhdojë normal.

Kontrollin me ekografi për të rivlerësuar gjendjen e vezoreve, rekomandohet pas mbarimit të ciklit të tretë të estro-progestativëve, pra pas tre muajve. Nëqoftëse mikrokistet janë përsëri të pranishme, trajtimi duhet të zgjasë edhe tre muaj të tjerë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti