Urina a tregon per semundejet e veshkeve?
Alea Morina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Alea
Rezultatet e analizës së urinës, nuk tregon se ka ndonjë problem të rëndësishëm.
Për shkak të gjendjes që përshkruan, të sygjeroj ta ndërpresësh agjerimin. Ndërprerjen e lejon detyrimi për agjerim, ndaj personave me problem shëndetsore.
Kondicionerin që të rreh shpinën në vendin e punës, ose mbylle ose lagohu nga ai vend pune duke ndryshuar pozicionin në dhomë apo çfarë do ambjenti që është.
Analizat e urinës e tregojnë problemin e veshkave dhe janë tregues i plotë se diçka nuk shkon mirë. Për të marrë përgjigje të plotë nëse ke apo jo problem me veshkat, të rekomandoj të kontaktosh mjekun nefrolog, i cili do të japë rekomandimet e nevojshme nëse ke problem shëndetsore me veshkat.
Gjithë të mirat.
Pershendetje duke pasur parasysh profesionin tuaj shpresoj te me ndihmoni ne pytjen te cilen kam, une kam perdor ampisid per 10 dite tableta, 2x1, dhe me pastaj pata problem me urinim me dukej se shkoja shpesh, dhimbje e lehet e veshkave, ndodh qe pas nje pune te cilen lodhem me djersitet shpina dhe kam dhimbje shpine dhe posa e nxej shpinen me kalon, gjinekologu tha se nuk kam asgje, par nje viti pata bere nje ultraza per veshket dhe me pate dal cdo gje mire, tani para 3 dite bera analizet e urines vetem me dul 2-4 baktere te rralla, dhe me tha dr. e shtepis se shendetit mire je , por une kam agjeruar 2 jave dhe ndoshta mos konsumimi i ujit gjate dites, si dhe kam nje klim ne pune e cila me bjen ne shpine, kam pas dhimbje veshkeve marramendese, dhe nuk kam shkuar te mjeku vetem kam mbeshtjell shpinen, dhe nuk e di ku te drejtohem a te nje urolog apo i veshkeve, sepse kam frik mos me keqesohet gjendja. Dhe a tregojne analizat e urines per demtim te veshkave. Apo une jam aq e ndjeshme nga ftofjet dhe klima ka pas efektin e vet te cilen kam pas dhimbje te medha, ndersa nuk jam agjerushem sot dhe ndihem pakez me mire, por ne qoftese prek veshket me dhembin sikurse te kesh lednu diku.