Termini i lindjes
Riga
(15 vite më parë)
Përshendetje Riga
Nëqoftëse datë 25 maj 2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, data e mundshme e lindjes është 30 dhjetor 2011.
Në praktikën e klinikës ku unë punoj, lindjet e planifikuar me prerje cezariane bëhen në javën e 39-të të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Menstruacionet e fundit i kam pasur me 25 Mars, jam ne javen e 22 te te shtatzenise, mirepo njeri doktor me dha terminin e lindjes me 08.01.2012 ndersa doktori tjeter me 30.12.2011 dhe se do te me marre ne operacion cezarian me 19.12.2011. Sipas jush cila eshte e vertete?