Rreth shtatzënisë pas lindjes
Arta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Më vjen keq për çfarë të ka ndodhur.
Aparati riprodhues femëror, rigjenerohet pas rreth 45-së ditëve, dhe është i aftë për riprodhim.
Që të ndodhë një shtatzëni, duhet të formohet veza dhe të fekondohet nga spermatozoidi. Ky proçes, ndodh përpara gjakrrjedhjes, pasi gjakrrjedhja është rënia e shtresës së brëndshme të mitrës kur nuk ka ndodhur shtatzënia. Pra mundësia e mbetjes shtatzënë, kur menstruacionet janë ndërprerë për shkaqe të ndryshme, mund të ndodhë edhe kur gruaja nuk i ka kaluar menstruacionet e para.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktroeshe. Kam lind ne javen e 35 dhe fatkeqsisht beba nuk ka mbijetu. (Lindja ka qene para 3 jave). Kur eshte e preferushme shtatzenia tjeter dhe a mund te mbes shtatzene edhe nese nuk me vijne menstruacionet e para? Faleminderit, Arta.