Analizat e urines
Adda Kalemi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Për të trajtuar epitelet pavimentoze apo squamoze, kontakto mjekun specialist nefrolog. Të rekomandoj që të konsumosh një dietë me protein si dhe zvoglo kaliumin, fosforin dhe natriumin. Paralelisht të sygjeroj të kontrollosh diabetin deri në fund të shtatzënisë dhe me tej.
Nëse shifra e rruazave të bardhë është e saktë, tregon se nuk ke problem të infeksionit urinar. Mbi sa shkruajta, merr një vlerësim nga mjeku që të ndjek shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Moza. Ju falenderoj shume per ndihmen qe na jepni. Jam ne javen e 21 te shtatezanise. Bera analizat e urines dhe gjithe parametrat e urines dalin normal pervecse tek fusha: epitele pavimenti komenti eshte : shume, si dhe tek rruazat e bardha del 2-3 per fushe. Ju lutem mund te me orientoni se per cfare behet fjale? Me respekt ada.