Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja e duarve dhe kembeve

Pershendetje, jam ne javen e 29 po me ejten kembet edhe duart deshta me pyet a osht normale ne ket koh me u ejt edhe po me thojn me i qit uj te ftoft po pa pyet nuk po guxoj me vepru vetem me fjal te grave edhe me ka then qe bebi e kam prapsht e me duhet te flej vetem ne kra te majt qe kur te me vie koha e lindjes qe mos te kam noj problem ju lutem mu pergjigjeni shpresoj te ju gjej mir ky sms i imi mir mbetshi.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Për ankesat që referon, do të këshilloj të drejtoheni tek gjinekologu për të kryer matjet e domosdoshme të tensionit arterial dhe për të realizuar disa analiza specifike të funksionit të veshkave me qëllim që të përjashtohet prania e hipertensionit në shtatzëni.

Si këshilloj që kur shtrihesh, pozicioni anash majtas do t’ju favorizonte në uljen e edemave. Kujdesohu që gjatë ditës, duart t’i mbash në lëvizje dhe shmang mbështetjen mbi to, për një kohë të gjatë e sidomos natën. Kjo do të ndihmonte në qarkullimin e mirë dhe të plotë të gjakut.

Pozicionin cefalik, bebet e marrin zakonisht pas javës së 30-të. Por edhe nëse pozicioni cefalik nuk fitohet, nuk do të thotë se detyrimisht lindja të kryhet me operacion cesarian. Megjitha, per mënyrën e lindjes e vendos mjeku sipas kushteve dhe situatës që do të paraqitet afërsisht në javën e fundit të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti