Konsumimi i qumështit gjatë shtatzënisë
Blerina
(15 vite më parë)
Përshnëdetje Blerina
Përmirësimi i rregjimit ushqimor gjatë shtatzënisë, ka të bëjë me sasinë dhe cilësinë ushqimore që shtatzënë ka nevojëë. Theksohet edhe cilësia, për shkak se organizmi i shtatzënës midis të tjerave ka nevojë suplementare për vitamina, kripra minerare etj. Midis tyre është edhe kalciumi. Qumështi, është ushqimi kryesor që furnizon organizmin me kalcium. Nëse nuk e suporton marrjen e tij, atëherë tento të konsumosh produktet e qumështit si kosi, djathi etj. Marrja e kalciumit mund të bëhet edhe nga produktet industrial, si multivitaminat.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje per ju, jam ne muajin e 5 te shtatzenise dhe qumeshti nuk me pelqen per ta pire asnjehere. A eshte diçka e keqe per beben qe une s`mund te pi qumesht, teper mundohem po vetem me shtin te vjell! Jam duke perdore vitamina prenatal, mamavit si dhe magnezium. Te lutem me trego se, a ndikon diçka per te keq te bebi mospirja e qumeshtit? Flm.