javë pas jave
Përshëndetje Mimoza
Si shkak i situatës homonale në shtatzëni, është mjaft e shpeshtë shfaqja e edemave në duar dhe këmbë, e cila ka shkak mbajtjen e lëngjeve në inde. Ky fenomen, është më i shprehur kur klima është e nxehtë dhe kryesisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Gjithashtu shpytja që shkakton mitra mbi venën cava, e cila mbledh gjakun që vjen nga anësitë e poshtme, këmbët, mund të jetë shkak i një ngadalsimi të qarkullimit normal venoz. Gjithashtu edema, mundet të ndodhin ose të rëndohen, tek gratë që kanë predispozicion trashëgues, dilatacion të vazave kapilare dhe venave varikoze në anësitë e poshtme dhe në zonën anale ku shfaqen hemorroidet.
- Bëj masazhe të anësive të poshtme deri në rrëzë të tyre dhe të duarve deri në sqetulla.
- Qëndrimi shtrirë me këmbët më të ngritura në krahasim me trupin, p.sh, duke vendosur një jastëk nën këmbë.
- Duhet evituar qëndrimin i gjatë në këmbë si dhe ulur. Por, në qëndrimin ulur, nuk duhet të vendosen këmbët për mbi këmbë.
Gjithë të mirat.


Te falenderohem per pergjigjje doktoreshe, tensionin e kam pak te ulet 110 me 70 edhe me ke them me i bo analizat e albuminet edhe proteinet totale, proteinet totale me kane dale rezultati 55,0 kurse albuminet 33,6 pak mu duken ulet si rezultat ndoshta jane shkas edhe i ketyre qe po ejtem keshtu?