Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per kolposkopine!

Pershendetje Dr, jam trajtuar se fundmi per infeksion ne qafen e mitres me nistatina dhe maxmirror. Ne analiza me doli Candida Albicans. Pasi mbarova kuren e kreva marredhenie pata perseri gjakderdhje. Mjekja me dha perseri maxmirror, ovocan dhe funit. Gjithashtu me keshilloi te beja kolposkopi ne maternitet pas menstruacioneve. Ju lutem me jepni mendimin dhe sugjerimin tuaj per sa me larte. Sh faleminderit.

Desa Desa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Briseida

Gjakrrjedhja pas kontaktit seksual, nëse nukvjen nga traumat apo cikli menstrual, tregon mundësinë e pranisë së një infeksioni që është gjë tjetër nga kandidoza. Prandaj të rekomandoj që të bësh antibiogramën e e sekreciaoneve vaginale për të vendosur diagnozën si dhe për të marrë trajtimin e domosdoshëm. Gjithashtu të këshilloj që të bësh edhe Pap-testin, dhe nese rezultati është dyshues mund të bësh edhe kolposkopi.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti