Sekrecionet e kafta ne shtatzani
Arbnora ...
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arbnora
Vlera e beta hCG tregon se shtatzënia është e pranishme. Përsëritja për të kontrolluar vlerat është e domosdoshme. Ekografia me sondë vaginale përdoret për të vlerësuar vendodhjen e shtatzënisë. Sekrecionet e kafta, janë tregues se shtatzënia ka një problem i cili mund të dominohet duke përdorur utrogestan si dhe rregjim shtrati, që do të thotë që të shmangesh nga punët e rënda dhe qëndrimet e gjata dhe lodhshme në këmbë. Nëse mjeku dyshon për një shtatzëni jashtë mitre duhet të qëndrosh nën mbikqyrjen e rreptë të tij.
Fillo menjëherë marrjen e acidit folik.
Pershendetje e nderuar, kam nje shqetesim te madh. Ka 3 dite gati qe po kam sekrecione te kafta dhe jam shtatzane diku mes javes 4 -5. Isha dje tek gjinekologeja ime mirepo sme sqaroj arsyen apo gjendjen time.Tha qe po dyshon per nje shtatzani jashte mitres mirepo kete nuk mundi ta vertetoj. Me rekomandoj ta bej sot beta hcg dhe vlera e saj me dul 313.3, Pastaj sot isha tek nje tjeter gjinekolog edhe ai sme sqaroj asgje me tha qe eshte heret me pa shtatzanine dhe tha qe duhet me percjell gjendjen keto dite dhe te enjten me bo prap beta hcg. Te lutem doktoresh a mundesh mem ndihmu ne kete drejtim? Me kane lendu me sonde vaginale dje dhe sot tu me kontrollu e duke me shtyp. Nuk e di ka po ndodh, dhimbje skam. Ju uroj gjitha te mirat.