Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorragjia dhe shkaku?

Jam perseri Elda. Hemorragjine e kisha nga vagina sepse e ndjeva. Por jam pak e frikesuar sepse kam kaluar nje abort dhe kam frike mos e humb! Ne fakt hemorragji nuk kam patur me! Çfare duhet te bej? A ka shpjegim per hemorragjite dhe a do me rroje bebi? Analizat me kane dale te gjitha mire. Me falni per shqetesimin. Faleminderit.

Elda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Më vjen mirë, që analizat kanë dalë normale dhe nuk ke patur hemorragji. Shkaku i gjakrrjedhjes, mund të ketë qënë edhe nga implantimi. Por, tashmë nuk ke arsye të jesh kaq shumë e shqetësuar, sepse nuk është mirë për ecurinë e shtatzënisë.

Merre trajtimin që të ka rekomanduar mjeku, dhe mundohet që këtë periudhë të jesh e qetë dhe të mos mbingarkohesh fizikisht. Pas dy javësh, një rikontroll për të vlersuar gjendjen e shtatzënisë sidomos ekografilkisht, mendoj se është e rëndësishme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Meri H. (12 vite më parë)
te pergezoje per familjen Alketa,,te mrekullueshem,,,edhe vet je ashtu,,,shume e zonja.

/komuniteti