javë pas jave
Përshëndetje Dita
Pap-testi nuk është ekzaminim i cili diagnostikon infeksionet vaginale apo urinare. Pap-testi është ekzaminim i cili vlerëson deformimet qelizore në qafën e mitrës dhe në mënyrë të përciptë vlerëson infeksionet. Për të vlerësuar infeksionet vaginale duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale me anë të të cilës vendoset diagnoza dhe medikamentet më të përshtatshme për trajtim.
Pap-testi mund të kryhet pas moshës 21 vjeçare nëse gruaja ka histori seksuale dhe nga mosha 21-25 vjeçe e deri në moshën 50-60 vjeçare, ai mund të kryhet një herë në 2 vjet dhe mund të zgjatet deri në 5-së vjet me kusht që tre Pap-testet e fundit të kenë dalë pa probleme. Pas moshës 60 vjeçare, nuk është më e domosdoshme kryerja e Pap-testit.
Kisti apo kolposkopia nuk janë shkaktar të shtimit të sekrecioneve vaginale.
Të uroj gjithë të mirat.


Miredita, kam pasur ciklin e rregullt dhe bera nje eko mjeku me konstatoj se kam cist ne vezoren e majt dhe bera pap test te cilin e bej cdo 4_6 muaj si dhe kolposkopi mjeku pas vezhgimit me tha se cdo gje eshte ne rregull, mirepo pas dy ditve kisha pak sekrecion kafe ne diten tjetet sekrecion kafe e cel ne roze dhe ne diten e trete pas marredhenieve kisha sekrecion , jam e shqetesuar a eshte shkak cisti apo egzaminimi kolposkopik apo mos eshte njdonje infeksion pasi rezultatin e pap test ende se kam marre?