Shtatzenia me binjake dhe gjakderdhja
Llara Ismajli
(13 vite më parë)
Përshëndetje Llara
Nëse gjakrrjedhja ka ndaluar, shtatzënia ka shpëtuar. Hematomat e konstatuara do të përthithen me kalimin e kohës. Përveç rregjimit të shtratit, shmangies së qëndrimit të lodhshëm në këmbë, ulur apo në lëvizje si dhe shmangies së peshave të rënda, të rekomandoj të përdorësh utrogestan dhe spazmolitikë të cilët kanë si efekt eleminimin e kontraksioneve uterine.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresh jam shtatzan me binjak,jam ne javen e 9 mirpo para 1jave kom pas gjakderdhje te madhe bebat kan shpetuar,mjeku me ka then qe shaku i perdorimit te aspirines te cilen vet me kan then me e perdor 2muj ka rezultuar me gjakderdhje. Tani me kan rekomanduar regjim shtrati per nji muaj, hematoma qe gjendet ne miter eshte me gjatsi 28 mm dhe gjersi 13 mm a mund te vij deri te aborti nese nuk eleminohet shpejt aj gjak qe ka mbet ne miter.nese me pergjigjesh te falemderoj pa mas.