Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia me binjakë

E nderuara doktoreshe, tani jam ne javen e 27 dhe pres binjake kur mendoni se me duhet ta nderprese shtatzenine cikli imi fundit ishte me 17.02.2011 meqenese jam shume mire prape jam e preokupuar se do te lind para kohe sepse jam shume aktive gjate dites a ka naj problem qendrimi i tepert ne kembe. A e shtyn edhe kjo nje lindje te parakohshme dhe shtimi ne peshe te bebeve doja te dija deri sa mund te fitojne ne peshe deri ne fund te shtatzenise. Kur isha heren e fundit ne vizite ne javen e 21 ato kishin rreth 480g. Ju pergezoj per pergjigjet tuaja. Cdo te mire Tina nga Shkupi.

Tina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Meqënëse shtatzënia po ecën normalisht dhe nuk paraqitet asnjë një problem për ty apo fëmijët, mendoj se nuk ka arsye të mendosh për kohën e ndërprerjes së saj. Sa më afër termit, aq më mirë është për zhvillimin e fëmijëve.

Qëndrimet e gjata në këmbë sidomos në këtë moshë të shtatzënive gemelare, janë shkak për lindje parakohe. Prandaj mundohu të qëndrosh sa më shumë qetësisht apo dhe shtrirë. Shmagi punët e rënda dhe me sforcime. Gjithashtu të këshilloj, të mendosh sa më pak për problemet e shtatzënisë. Kënaqu me realitetin, që do bëhesh nëna e dy binjakëve e përkëdheli ato nga barku.

Të uroj të lindësh sa më afër termit.

Elis . (12 vite më parë)
Aspak e vertet qe femijes i ben mire nje genjeshter, sepse dhe femija zhgenjet nga nje e pavertete,,

/komuniteti