Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetesuar

Faleminderit Doktoreshe per pergjigjet tuaja Kontaktova me mjekun gjinekolog dhe me tha se nuk mund te me beje nje eko apo vizite gjinekologjike pasi eshte shume heret dhe me tha te marr acid folik per 4 muaj. me tha te perseris analizen beta hcg per te pare nese eshte rrit vlera. theksoj se kam bere kete analize me date 20.07.13 dhe me doli289.66 dhe dita e pare e mestruacioneve te fundit ka qene 19.06.13. Ju lutem doktoresh cte bej pasi jam shume e shqetesuar pasi mjekja me tha qe duhet te pres te pakten dhe nje jave e gjysem Faleminderit!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Helena

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga sa shkruan, pasi e dhëna nga beta hCG tregon se shtatznia ka filluar. Në raste jashtëzakonisht të rralla (shumë, shumë të rralla) dhe për arsye të tjera, ndodh që beta hCG të jetë e rritur dhe shtatzënia të mos ketë filluar.

Edhe një herë; kontakto një mjek tjetër obstetër-gjinekolog, i cili me ekzaminim ekografik me sondë vaginale do të konfirmoj fillimin e shtatzënisë. Nëse shtatzënia ka filluar, duhet të marrësh acid folik dhe ta konsumosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënsië për të mbrojtur tubin neural të bebit. Këshillat e tjera do të t’i japë mjeku pas ekzaminimit ekografik dhe vlerësimit të përgjithsëm të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti