Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pilulat dhe spiralja kunder shtatzenise

Pershendetje doktoreshe doja te dija a mund te perdore pilula edhe nese kam vene spirale pasi edhe para disa vjetesh qe kam qene me spirale kam ngelur shtatezane?

Eni Haxhiu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Në një përqindje shumë shumë të vogël, mund të ndodhë që shtatzënia të filloj edhe kur gruaja ka vendosur të përdor si metodë të planifikimit familjar, spiralen. Kjo mundësi, është e pranishme tek të gjitha metodat e planifikimit familjar, por përqindejt e mundësisë janë të ndryshme. Megjithëse nuk më duket praktike dhe ekonomike, mund të përdorësh edhe pilulat kontraceptive paralel me spiralen. Por të këshilloj që përpara se të fillosh përdorimin e pilulave kontaceptive, të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar efektet anësore të tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti