Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te perdore paracetamol ne tremujorin e pare?

Pershendetje doktoresh...jam ne javen e 7 dhe kam qe shum e semur temperatur dhe koka mka dhimt gjate nates dhe skisha kur far zgjedhje dhe perdora nje paracetomol a i ben dom bebes sime ,jam e shqetsuar per kete ju lutem me tregoni ...a mund te perdori amoksicilin per gripin si e kam sepse gjinokologu im mka jep mi perdor 2 her ne dite dmth qdo 12 ore,qka mendoni per kete...

êmbela Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ibadete

Paracetamoli është preparat i cili mund të përdoret gjatë gjitahë periudhës së shtatzënisë, sepse nuk ka pasoja negative në ecurinë e shtatzënisë ose tek bebi. Deri në përfundim të javës së 12-të të shtatzënisë, nuk është e rekomanduar përdorimi i antibitikëve pasi është vënë re se ato ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë dhe në shëndetin e bebit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti