Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Po tentoj per shtatzeni qe 1 vit

Pershendetje,uroj te jeni miree,desha te ju pyes se a ka mundesi te jem shtatzane nese i kam menstruacionet 3 dite,tkuqe dhe 2 dite sekrecione kafe,pyes per Arsye se une gjdoher i kam nga 7 dite,mirepo keyo fy jav jam shume e lodhur dhe me flihet shume,ciklin e kisha me daten 10 qeshor keshtu asnjeher nuk me ka ndodhur,theksoj se kam vones nga dy apo tri jav ne gjdo cikel,kam Qen te shume Gjinokolog kam perdor barna me rregulloheb nje vit, me pas perseri njejt,tentoj per shtatzani qe 1 vit?faleminderit shume doktoresh

Nora Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanja

Për ta vërtetuar nëse je ose jo shtatzënë, duhet të bësh një test shtatzënie ose beta hCG.

Por që të mbetësh shtatzënë duhet të kesh një cikël menstrual të rregullt në kohëzgjatje e cila konsiderohet normale nga 21 deri në 35-së ditë dhe mesatare 28-të ditë. Nëse cikli yt menstrual ndodhet mbënda kësaj kohëzgjatje, mundësia për shtatzëni është e madhe. Por të të patur një fillim dhe ecuri të mbarë të shatztënisë, duhet të bësh një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku me anë të vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve të nevojshme të gjejë problemet që pengojnë fillimin e shtatzënisë dhe t’i trajtojë ato. Kjo proçedurë bëhet hap pas hapi dhe me durim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti