Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mikrokiste

Pershendetje! Jam diagnostifikuar me mikrokiste ne vezore dhe kam bere kuren per 6 muaj, e tani duhet te vete te vizitohem. Por kam nje shqetesim, ne anen e djathte, tek zona e vezores kam ca pickime, mund te jene mikrokistet qe nuk jane zhdukur? Por me perpara nuk i kam ndjere. Faleminderit!

Stela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Stela

Vlerësimi se mikrokistet janë zhdukur, bëhet me ekzaminim ekografik. Ankesa që paraqet, mendoj se nuk kanë lidhje me mikrokistet, por, mund të jenë probleme të një infeskioni gjenital apo urinar.

Uroj që mikrokistet të jenë zhdukur.

/komuniteti