Hemoglobina fetale
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Tek të rriturit që gëzojnë shëndet të mirë, HbF është e pranishme në sasi të vogël. Nëse kjo sasi është më e lartë, tregon se i rrituri mund të ketë një çrregullim të gjakut të tillë si; talasemia, anemi nga qelizat drapër apo probleme të tjera që lidhen me nivele të larta të hemoglobinës fetale. Por, disa studime referojnë se HbF e rritur edhe deri në 4%, mund edhe të mos jetë problem. Shqetësimi i problemit tënd, tashmë lidhet me mjekun hematolog. Prandaj mos hezito të kontaktosh një mjek hematolog.
Kur faktori Rhezus në gjak i nënës është pozitiv, nuk është e nevojshme bërja e vaksinës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 18 +2 te shtatzanise, gjinekologia ime me rekomandoi analizat e gjakut dhe te urines dhe te gjitha jan ne norme pervec hemoglobines fetale qe me ka dal 2.6 nderkohe qe normalia eshte deri ne 2. cfare do te thote kjo sepse jam e merakosur, un jetoj jasht shtetit dhe desha nje mendim tuajin pasi takimin me gjinekologen e kam me 21 gusht, jam dhe rh+, a duhet te bej injeksion per rh?faleminderit.