Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon agjerimi ne zhvillimin e foshnjes?

Dr jam je javen e 5 te shtatzanis dhe jam duke agjeru a ndikon agjerimi ne zhvillimin e foshnjes.Respekt

Eta Eta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Eta

Që fëmija në barkun e nënës të rritet i shëndetshëm dhe normal, ai duhet të ushqehet. Këtë ushqim e merr nga trupi i nënës. Nëse nëna nuk merr ushqime të domosdoshme në sasi dhe cilësi si dhe nuk konsumon sasinë e nevojshme me lëngje, atëherë edhe fëmija në barkun e saj nuk do ushqehet normalisht. Në këto kushte fëmija do vuaj, shtatzënia mundet të ketë ecuri jo normale dhe mund të lindë me problem të rënda.

Unë di, që gratë shtatzëna nuk u lejohet të agjerojnë. Megjithatë, kjo është zgjedhja jote.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti