Konsumimi i ujit në shtatzëni
Zana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Zana
Nuk shoh asnjë një të keqë, që konsumon mbi 2 litra ujë në ditë. Organizmi i shtatzënës ka nevojë për lëngje. Në këtë kohë kaq të nxehtë, pa tjetër konsumi i sasisë së ujit duhet të rritet. Të jesh e sigurtë se konsumi i madh i ujit, nuk shkakton dëme për ty dhe fëmijen.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
E nderuar, jam ne fund te muajit te 8 te shtatzenise, probleme s`kam pasur deri tani gjithcka mire ka qene, por jam kureshtare t`ju pyes rreth konsumimit te shumte te ujit, une maksimumi 2 L ne dite pi, dmth ka mundesi te pije edhe me teper se kaq. Por kjo vazhdon edhe gjate nates me del gjumi dhe kam nevoje per uje, dmth po ma kerkon organizmi te pije nuk mundem pa pire. Por une keshtu kam pire edhe para shtatzenise, tani qe jam shtatzene por dhe temperaturat e larta qe jane pije uje shume. Desha te di nga ju se a ka dicka efekt negativ kjo sasi e madhe per bebin apo eshte normale, sepse edhe mjeku me ka rekomanduar te pi uje se paku 2 L ne dite. Me thuani e nderuar mendimin tuaj? Shummme respekt per punen tuaj.