A ndikon keq mosmarrja e vitaminave dhe mineraleve gjate shtatzanise?
Fatlinda Rexha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Fatlinda
Tek gratë shtatzëna, kërkesa për viatmina dhe minerale nuk plotsohen vetëm me konsumin ushqimor. Mbi këtë arsye, janë të rekomanduara të merren multivitaminat duke plotsuar kështu nevojat e shtuara për vitamina dhe minerale.
Pas javë së 16-të të shtatzënisë, rekomandohet edhe marrja e suplementit të hekurit për të shmangur dhe parandaluar anemitë në shtatzëni. Marrja e hekurit duhet të vazhdoj deri në fund të lehonisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoresh , Jam ne javen e 23 te shtatzanise, deri ne javen e 18 jam kontrolluar ne Prishtine dhe normal ne tre muajt e par kam marre acid folik e mandej omega 3 previt plus, Pas javes se 18 kam bere amniosintezen ne Shkup ndersa mjeku atje nuk me sugjeroi asgje nga vitaminat per shkak se sipas tij ato duhet te merren ne menyre natyrale. Kam perdorur vetem magnesium 7 dite pas amniosintezes. Per momentin nuk jam duke perdorur asgje, ndersa ditet i kam te mira, ushqehem mire dhe nuk kam ndonje problem, mirepo nuk e di a ndikon keq qe nuk marre asnje vitamine.... Cfare me kishit sygjeruar ju ? Faleminderit