Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femija me koke poshte

Persh,jam ne javen e 31+6 bera nje eko dhe doktorri me tha qe femija eshte me koke poshte a eshte normale qe deri tani bebja te kthehet me koke poshte, dhe a ka mundesi te kthehet ne pozicion tjeter, cka duhet bere qe bebja te rrije me koke poshte?

Evva Natura (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Është kjo periudha (java e 31-32), kur bebet marrin pozicionin përfundimtar me kokë poshtë (pozicion cefalik). Pas marrjes së këtij pozicioni, bebet e kanë gjithnjë e më vështirë të ndryshojnë pozicion edhe për faktin se hapsira ku ata qëndrojnë u zvoglohet nga dita në ditë dhe lëvizjet e tyre bëhen gjithnjë e më të kufizuara.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti