Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me eshte shfaq sekret me ere

Pershendetje ,une jame shtatzen ne javen e 6 ,para 2 jave bera analizene urines dul mire po tash qe dy dite po kom sekret me ere,deshta me ju pyt qka duhet te beje. Po edhe nje pytje kam shtatzenes a i lejohet me pi qaj brusnice?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Firdevze

Era e rëndë që vjen, më bën të dyshoj për praninë e një infeksioni vaginal. Bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Mjeku do të vendosë diagnozën dhe do të të japë trajtimin e nevojshëm.

Brusnica është emër serb i bimës, që në shqip i thonë boronica e cila mund të shërbejë si shplarës apo disifektues popullor. Çaji i boronicave nuk ndikon keq, gjatë shtatzënisë. Përshkruhen shumë anë pozitive për shëndetin, nga përdorimi i tyre. Një nga ato është parandalimi i infeksioneve të rrugëve urinare, që janë shumë të pa përshtatshme veçanërisht gjatë shtatzënsië.

Si konkluzion nuk shoh anë negative, në përdorimin me karar të çajit të boronicave gjatë shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti