javë pas jave
Përshëndetje Klodi
Dhimbjet e mesit në shtatzëni e sidomos në shtatzënitë e shumëfishta, vijnë për shkak të ngarkesës që merr shtylla kurrizore si dhe qëndrimit jo korrekt të trupit.
Për të lehtësuar sado pak dhimbjet, të rekomandoj;
- Evito qëndrimet e gjatë në këmbë dhe mos bëj punë të rënda.
- Gjatë qëndrimit ulur, mbaj pozicionin drejt dhe asnjë herë mos qëndro shtrëmbër apo përkulur.
- Vendos në pjesën e fundit të kurrizit, borsë me ujë të ngrohtë (jo më shumë se 39º) ose të ftohtë si dhe mund të bësh banjë me ujë të ngrohtë së paku dy-tre herë në ditë, për 10-15 minuta.
- Mund edhe të përdorësh pomada qetësuese duke e lyer vendin e dhimbshëm, ose të kërkosh të të bëj masazhe bashkëshorti me vajra bimore.
- Nëse sa më sipër nuk gjen zgjidhje, për të qetësuar dhimbjet mund të përdorësh paracetamol.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam ne javen e 17 me binjake, dhe kam qe 3 dite dhimbje te mesit (ne rruazat e fundit te shtylles kurrizore). Cme rekomandoni?