Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekimi i duhur apo jo?

Pershendetje doktoresh, faleminderit qe me kthyet pergjigje radhen e kaluar, pasi qe cikli me eshte vonuar prej dy javesh , bera vizite tek doktori, nga ekoja kuptuam qe nuk isha shtatzene po ne vezoren e djathte kisha nje cist me diameter 4 cm, cisti nuk ishte vetem me perberje ujore por te perzier , doktori me tha qe tani cisti ka filluar te rrjedhe, me dha dy ilace per perdorim i pari "PRIMOLUT-Nor (Norethisteron acetat) qe do tme ndihmonte per ardhjen e ciklit, do te pi 10 kaps, nga tre ne dite, pastaj me dha (Mikrogynon ED, and ferrous fumarate)qe do te vazhdoj ti pi ne diten e trete te ciklit deri ne ciklin tjeter nga nje kokerr cdo dite,qe do tme ndihmonte ne sherimin e cistit ,a mund te me tregoni se per cfare sherbejne keto barna dhe a do tme ndihmojne ne sherimin e cistit pasi jam shume ne merak,. Dhe nje pyetje tjeter , a mund te kete ndikuar ky cist , qe un nuk kam arritur te mbetem shtatzene, dhe kur mund e jete shfaqur cisti duke mare parasysh permasat e tij , shum faleminderit,

Alesja B (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alesja

Tabletat primolut ndihmojnë për ardhjen e gjakderdhjes, ndërsa mikrogynon është estro-progestativ që ndihmon në trajtimin e kistit deri në zhdukjen e tij. Trajtimi vazhdon rreth 6-të muaj dhe vetëm pasi të jetë zhdukur, rikthehet cikli i rregullt dhe vetëm atëherë ekziston mundësia për shtatzëni. Mundet që fillimi i kistit duhet të jetë nga koha kur kanë filluar çrregullimet menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti