Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekim i duhur apo jo?

Pershendetje doktor, pasi qe cikli me eshte vonuar prej dy javesh , bera vizite tek gjinekologu, nga ekoja kuptuam qe nuk isha shtatzene po ne vezoren e djathte kisha nje cist me diameter 4 cm, cisti nuk ishte vetem me perberje ujore por te perzier , doktori me tha qe tani cisti ka filluar te rrjedhe, me dha dy ilace per perdorim i pari "PRIMOLUT-Nor (Norethisteron acetat) qe do tme ndihmonte per ardhjen e ciklit, do te pi 10 kaps, nga tre ne dite, pastaj me dha (Mikrogynon ED, and ferrous fumarate)qe do te vazhdoj ti pi ne diten e trete te ciklit deri ne ciklin tjeter nga nje kokerr cdo dite,qe do tme ndihmonte ne sherimin e cistit ,a mund te me tregoni se per cfare sherbejne keto barna dhe a do tme ndihmojne ne sherimin e cistit pasi jam shume ne merak,. Dhe nje pyetje tjeter , a mund te kete ndikuar ky cist , qe un nuk kam arritur te mbetem shtatzene(prej 9 muajsh, perpjekje), dhe kur mund e jete shfaqur cisti duke mare parasysh permasat e tij , shum faleminderit,

Alesja B (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Alejsa,

Do te perpiqem te ta sp"jegoj se cfare ndodhe normalisht gjate nje cikli menstrual dhe pergjigja do te merret vetvetiu nga rreshtat e meposhtem.

Vezoret jane organe dinamike. Cdo muaj (ne fillim te ciklit menstrual) "rekrutohen" disa folikula dhe vetem njeri prej tyre do ta merr primatin dhe nga ai do te zhvillohet i ashtuquajturi folikuli primar (ose dominant). Ky folikul pelcet dhe liron qelizen veze; nga folikuli i pelcitur fillon te prodhohet hormoni qe quhet progesteron. Qeliza veze pret 24 ore qe te bashkohet me spermatozoidin dhe nese bashkohen ndodhe shtatzenia; nese nuk bashkohet me spermatozoidin, qeliza veze pas 24 oresh "vdes" dhe asaj gruaje pas dy javesh i vijne menstruacionet.

Te kthehem edhe nje here tek folikuli primar... Nese ky folikul nuk pelcet, ai vazhdon dhe rritet dhe nga folikuli formohet cista. Kjo ciste mund te pelcase vetvetiu, por ndonjehere edhe vazhdon te rritet.

Pra, nese ndodhe nje crregullim i tille, ajo grua (1) e ka te veshtire qe te mbetet shtatzene (sepse nuk lirohet qeliza veze) (2) ka vonese te menstruacioneve (sepse nuk prodhohet hormoni progesteron).

Pikerisht per crregullimin e dyte (vonesen e menstruacioneve) arsyeja e te cilit eshte mungesa e hormonit progesteron, mjeku yt te ka pershkruar Primolut-Nor (qe eshte nje progesteron sintetik).

Mikrogynon eshte bar kontraceptiv, qe do te thote se qellimi primar i marrjes se ketij bari eshte qe te pengoje shtatzenine. Ndoshta mjeku yt ka pasur si qellim qe te rregulloje ciklin menstrual duke te pershkruar Mikrogynon. Sido qe te jete, ky kontraceptiv duhet te merret nga DITA E PARE e ciklit menstrual (dhe jo nga dita e trete).

Shpresoj qe t'ia kem arritur qe te te jap pergjigjen e kerkuar!

A.h (7 vite më parë)
Pershendetje, jom 24 vjeqe kisha dasht me bo disa pyetje Pas 1 viti perpjekje per ni shtatezani, nuk kom arrijt me mbet shtatzane, kom bo kontrolla , dr.. me ka then qe ekom mi cist ne anen e majt, dhe vezoret i ki te dobeta, mi ka rekomandu primolut nor , dashta me dit qka ndikojn kto , tjeter perpos rregullimin e ciklit , a duhet me pas mardhanje gjat perdorimit te ketyre barnave ..diqka me shum rreth ksaj qeshtje

/komuniteti