Esheria coli
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku urolog, sipas rezultateve të urokulturës (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.
Edhe një herë të rekomandoj, të konsultohesh me mjekun urolog.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe! Vuaj nga infeksioni esheria coli, qe 8 muaj. Kam bere urinokulturen dhe me ka dale ne 1ml urine 10 ne te 5. Kam marre ineksione Lendacin dy here ne dite per 6 dite, kam pire hapa Cefaleksin, Ciprinol, Enfexia dhe prape nuk me ka kaluar. Tash kam marre edhe 12 injeksione penicilin per 6 dite. Te lutem me ndihmo se kohe pas kohe kam djegesime te tmerrshme?! Te faleminderit per mirekuptimin.