Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e bebit

Pershendetje e nderuar shpresoj te jeni mir dhe shum flm qe na gjendeni pran per gjdo pyetje ose problem qe kemi nevoj pytja ime esht rreth gjinis se bebit jam kur isha 12 javshe qe bera ekon dmth un jetoj jashtetit dhe ktu esht te besh ne javen e 12 nji eko per te pare se si esht formu bebi me hollesi dmth pjeset e trupit si esht formuar a esht ne rregull nuk e di a behet ne shqiperi kjo gje dhe kur e kam ba me ka then qe e kam djal tani jam 19 javshe edhe isha tek mjeku per vizit eko e pergjithshme siq behet gjat shtatzanis dhe me tha qe mos e ke vajze sepse nuk po mundem ta shoh qarte tani ke te besoj ekon qe kam ber me hollesisht apo kete te fundit jo se po e kam fort proble, gjinin se femija i pare esht edhe randesi ka te jete edhe te lindin shendosh e mir se te dyja gjinit njelloj jan po thjesht doja mendimin tend si mjeke qe je te falenderoj shum edhe me fal qe u zgjata pak

Silvi Silvushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Silvi

Në javët e 20-22 të shtatzënisë mund të dallohet gjinia fetale nëqoftëse pozicioni është i favorshëm. Por, nëse pozicioni nuk është i favorshëm, gjinekologu nuk mund të dallojë gjininë e frytit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti