Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë hyj në muajin e nëntë?

Jam ne javen e 32 te shtatzenise, me intereson se ne cilen jave hyj ne muajin e 9, une mendoj qe nga java e 33 fillon muaji nente, ju lutem me ndihmoni ta qartesoj kete gje? Faleminderit shume.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Përgjithësisht dhe mesatarisht, shtatzënia zgjat 40 javë. Duke hequr 4 javë plus dhe 3 ditë (që është periudha e një muaji), gjejmë javën e fundit pas të cilës fillon muaji i nëntë. Kjo është java e 35 plus 3-4 ditë. Por kjo periudhë e shtatzënisë, apo kjo kohë, nuk thotë se tashmë lindja mund të realizohet. Për të patur një lindje normale dhe zhvillimin sa më normal të fëmijës, shtatzënia duhet të vazhdojë deri në fund të javës së 40-të. Në mjeksi, edhe lindja pas javës së 37-të, pranohet dhe konsiderohet si lindje normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti