javë pas jave
Pershendetje Arijeta,
Eshte e vertete se ka disa familje ku binjaket jane me te shpeshte.E kuptoj se je shume e shqetesuar nga fakti se ne shtatzenine e kaluar ke humbur femijen per shkak te HELLP sindromit.
Arijeta, shtatzenia me binjake eshte me e rrezikuar se sa shtatzenia me nje fryt. Tek shtatzenite me me shume se nje fryt ndodhe me shpesh lindja para kohe dhe prematuriteti (lindja para kohe) eshte shkaktari kryesor i vdekshmerise se foshnjave. Prandaj, uroj qe te kesh nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme, por mendoj se nuk duhet te mendosh patjeter te kesh shtatzeni me binjake. Normalisht qe duke perdorur barna per stimulimin e ovulacionit, ndodhe shpesh shtatzenia me binjake (ose trenjake), por ne obstetrit kete e konsiderojme si nje fenomen jo te deshirueshem per shkak te komplikimeve te cilat mund te shfaqen gjate shtatzenise, gjate lindjes si dhe pas lindjes.
Uroj te kesh bebe te shendetshme ne shtatzenine e ardhshme!


Pershendetje doktor, kam qen shtatzene me bineq kam lindur ne javen e 32 sepse me ishte paraqitur hellp syndrom,dhe u desht te nderpres shtatzanin,njera bebe ishte 2350gr,kurse tjetra 1600 te dyt djem,ishin me shendet mir por mbas 10 diteve femija me i vogel qe ishte me vdiq dhe mjeket nuk e po e din arsyen pse ka vdek deri ne momentin e funit ka qen mir. Isha e merzitur shum nga vdekja e bebit dhe dua qe prap ne shtatzanin e dyt te kem bineq,ne e kemi trashegim ne familje te kemi bineq,a eshte e mundur qe prap ne shtatzann e dyt te kem bineq.Diten e mir