Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit

Pershendetje e nderuar doktorresh,,jam ne javen e 15 te shtatzanise dhe deshta te di a ka mundesi ti kem ndegjuar levizjet e bebit sot a eshte heret apo me eshte dukur ashtu,ta kujtoj qe kjo eshte shtatzania ime e dyte,dhe simbas pervojes se pare mu duk qe sot bebi im me shkelmoi lehte..a eshte e mundur kaq heret?faliminderit shum.

Rina Peci (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Zakonisht në shtatzënitë e dyta e më tej, lëvizjet fetale ndihen pas javës së 18-të. Por kjo nuk do të thotë se në raste të veçanta mund të ndihen edhe më herët apo edhe më vonë.

Të rekomandoj që me durim të presësh ndjesinë e lëvizjet së bebit, dhe uli emocionet sepse mund të jetë të dëmshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti