Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, te falenderoj per keshillat e vyera qe na jepni. Nepermjet tyre sot kam nje djale 4 muajsh te shendetshem edhe pse pati nje lindje te parakoheshme ne javen e 34. Po ju rishkruaj sepse edhe pse djali beri 4 muaj, une vazhdoj te kem dhimbje gjate aktit seksual, pata gjithashtu shume sekrecione me ngjyre jeshile dhe pas nje vizite gjinekologu me keshilloj te beja mjekim lokal me ovula Neo-penotran forte per 7 dite. Pas mjekimit sekrecionet me jane pastruar, por vazhdoj te kem dhimbje gjate aktit. Cfare me keshilloni, ju lutem kini ne vemendje qe vazhdoj te ushqej vetem me gji femijen. Faleminderit shume per perkushtimin e sinqert.

Ani (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Djalit i uroj jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Dhëmbjet gjatë kontaktit seksual mund të vijnë edhe si rezultat i infeksionit që ke kaluar, pasi ai mund të ketë kapur indin e shkrifët lidhur ku mbështetet mitra, që quhet parametër, (kryesisht parametrin posterior). Përveç mjekimit lokal, duhet të trajtohesh edhe me antibiotikë të cilët nuk influencojnë në laktacion. Gjithashtu duhet të trajtohet dhe burri, i cili mund të mos ketë shenja klinike por mbetet bartës i infeksionit. Sado të mjekohesh, ka mundësi përsëritje nëse bashkëshorti nuk mjekohet.

Një arsye tjetër i raporteve seksuale të dhëmbshme, mund të jetë krijimi i një kallusi/ngjitje, jo të mirë që mund të ketë ndodhur nga çarjet gjatë lindjes. Raportet seksuale me ndihmën e xhelrave indiferentë, kalon situatën deri në zgjidhje përfundimtare.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti