A mund te jete nje abort spontan?
Ina Dani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Ma aq sa tregon, edhe mundet të ketë ndodhur një tentativë për shtatzëni, e cila nuk është konkluduar.
Prania e infeksioneve vaginale, është një faktor i rëndësishëm për mos mbetjen shtatzënë. Prandja rekomandohet që përpara se të tentohet për shtatzëni, çifti duhet të bëj këshillim parakoncepsional me mjkeun obstetër-gjinekolog. Kjo do të thotë se mjeku me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime të rekomanduara që të bëhen hap pas hapi, do të nxjerrë në pah probleme shëndetsore nëse ato ekzistojnë dhe do të marrë masa për trajtimin e tyre.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. I kam lexuar disa nga pyetjet e pergjigjet e faqes tuaj dhe per kete ju jam shume mirnjohese qe arrini te na informoni kaq mire. Shqetesimi im lidhet me faktin se kam kryer mardhenie te rregullta pothuaj gith muajin. Periodat i kam pasur rreth dates 30 korrik. Rreth dates 16 kam ndjer nje shtrengim te thelle nga vezorja e djathte me then te drejten sikur me shuli ndonje njeri ndonje pjesez qe prej aty dhe sikur e percolli per ne mes te barkut dhe me pas shqetesimet nga ana e djathte u zbehen. Kjo ndjesi me mbajti rreth 20 min. Ju bej me dije se kam pasur gjinj te enjtur dhe te tendosur qe prej periudhes se ovulimit deri me date 26 korrik. Pardje dhimbjet e gjoksit mu zbehen dhe sot me erdhen menstruacionet e rradhes. Duke lexuar ne postimet e faqes tuaj lexova dicka dhe rreth abortit spontan. A eshte kjo nje shenje e saj? Me e keqa te mendoj se kjo ndjesi me ka ndodhur dhe disa here te tjera kohe me pare me ish partnerin tim qe po ashtu kryeja mardhenje te pambrojtura. Kam kaluar infeksione gjat asaj kohe dhe per kete fajsoja faktin qe nuk mbetesha shtatzane... Me falni per pyetjen e gjate por doja te isha sa me e qarte. Faleminderit shume nga zemra :)