A eshte normale te mos i ndjej ende levizjet e bebit?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Barije
Nëse në shtatzëninë e parë do të ishe trajtuar për tensionin e lartë, shtatzënia do të kishte ecur normalisht deri në lindje. Shkakun e abortit spontan pas 10-të navësh, mirë do ishte të qe të ishte konstatuar, në mënyrë që të trajtohet problemi.
Për shtatzëninë e rradhës, më vjen mirë që mjeku ka konstatuar ecuri normële. Por, kujdes tencionin e lartë. Kontrolloje atë herë pas herë dhe sapo të vëresh se është i rritur (mbi 140/90) menjëherë kontakto mjekun që të ndjek shtatzëninë.
Lëvizjet e bebit në shtatzënitë e dyta dhe më tepër, zakonisht ndihen pas javës së 18-të. Duke qënë se është vlerësuar ecuri e mirë e shtatzënisë, besoj se këto ditë do t’i ndjesh lëvizjet fetale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Une jam 31 vjeq tani kam shtatzanin e 3 ne lindjen e pare e linda te vdekt ne muajin e 7 shtatzanis mjeket me than qe tensioni i larte i gjakut e mbyti beben,e linda te vdekur ,pastaj kam nje vajze 4 vjeq, ne maj 2012 kisha nje abort spontan 10 javesh, tani jam shtatzen ne javen 18 dhe ende nuk po i ndi levizjet e bebit un po behem merak per ket gje sepse po kam frik po me ndodh diqka me daten 12 korrik isha tek gjinekologu me tha se isha shum mir dhe bebi mir eshte, mirepo te lutem me trego nese eshte normale kjo qe ende te mos i ndegjoj levizjet, te falenderoj shum