Papa testi si dhe strishoja vaginale
Drena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Drena
Përpara marrjes së materialit qelizor për të kryer analizën e Pap-testit, duhet që gjakrrjedhja e ciklit të fundit menstrual të kenë përfunduar së paku prej tre ditëve. Gjithashtu, duhet që nga koha e marrjes së materialit qelizor të kenë kaluar së paku tre ditë nga raporti i fundit seksual dhe po kaq ditë duhet të ketë kaluar nga përdorimi i disifektantëve dhe i medikamenteve, që përdoren në rrugë vaginale.
Strisho vaginale realizohet në çdo kohë, mjafton që të mos ketë gjakrrjedhje.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, dua ta bej papa testin si dhe strishon vaginale, pasi qe para disa muajve papa testin e kam pasur te shkallles se trete, si dhe jam diagnostifikuar me klamidia. Kur eshte koha e duhur ti bej keto analiza dmth sa dite para ose pas ciklit duhet ti bej? Flm per mirekuptim.