Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë sa ditë pas ngjizjes tregon se jam shtatzënë?

Prsh dr & flm qe po na ndihmon me keshillat tuaja, ka disa dite qe nuk mbrohemi gjate aktit seksual por qe sot une kam te vjella keputje, dhimje koke, kam oreks shume por nuk e di a jam shtatzene per te bere nje test mendova se eshte shpejte por testi kur max te tregon se je shtatzene ok naten e mire, zoti te ndihmofte, gjithe te mirat dhe faleminderit.

Lori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori

Megjithse shenjat që tregon janë domethënëse, për të mos krijuar konfuzion as me veten, të rekomandoj që testin e shtatzënisë ta bësh rreth një javë pas datës së pritshme të menstruacioneve.

Uroj të të plotsohet dëshira për të qënë shtatzënë.

/komuniteti