Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni i kafte

Pershendetje doktoresha Mimoza.Jam ne javen e 40 dhe qe dy dit po kam sekret te kaft diten e par ma shum te percjellura me dhimbje barku e shpines kurse sod veq sekret te kaft e dhimbje spo kam me.Desha te dij se perse me shfaqet sekreti ngjyr kafe?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona,

Sekrecionet që shkruan mund të vijnë si pasojë e rënies së tapës mukoide. Pas rënies së tapës mukoide, lindja është afër. Ndiq me vëmendje kontraksionet ritmike dhe në veçanti rrjedhjen e ujërave. Për çdo shqetësim që vëren, kontakto menjëherë mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes. 

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti