javë pas jave
Përshëndetje Sara
Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.
Sa i përket djegjes gjatë urinimit të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëse këto ekzaminime rezultojë me probleme, atëherë mjeku do të rekomandojë trajtimin e nevojshëm.
Gjithashtu të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.


Pershendetje doktoreshe,jam 27 javeshe shtatzane dhe bebi leviz shume gjate gjithe kohes,para nje jave bera viziten e radhes dhe cdo gje ishte ne rregull por ka dy dite qe bebin e ndjej te levize me shume dhe shume poshte aq sa mbreme me ka lene edhe pa gjume dhe ne mengjes gjate urinimit ndjeva pak djegie.nga se mendon se mund ta kem dhe a eshte per tu shqetesuar?