Sekreti vaginal
Lule
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lule
Krahas kandidozës, mund të jetë e pranishme edhe vaginoza bakteriale. Vaginoza bakteriale shoqërohet me sekrecione të ujëshme të shtuara, të cilat janë pa erë për ty, por në me reagentët e laboratorit mbajnë erën e peshkut të prishur.
Trajtimi me ovula të kombinuara të metronidazolit dhe mykonazolit (antimykotik), siç është Neo-Penotrani është shumë i rëndësishëm në infeksionet e kombinuara.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje, ka kohe qe kam sekret vaginal ngjyre te verdhe dhe nje ere te bute. Kam bere analizat dhe ka dale kandida dhe kam marr Nistatin. Tani eshte me mire mirepo kam rregullisht sekret. Gjithashtu koheve te fundit, e shoh qe leshoj edhe nje lloj likuidi vaginal i paster dhe pa ere. Nuk e di a eshte djerse mirepo e shoh qe me duhet shpesh te nderroj te brendshmet (mbathjet). Ne fund te korrikut kam bere kontrolle me dore dhe cerviku nuk eshte hap. Jam ne javen 29 tani. Flm.