Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut ne anen e djathte

Pershendethe doktoreshe. Jam ne javen e 33 ,deri tani kam qene shume mire kurse qe tre dite kane filluar dhimjet ne anen e djathte sa here ulem ose zgjohem ne kembe .kam fike mos i ndodhe gje bebit tim jame shume e shqetesuar,i ndjej dhimbjet shume te forta.dua teceki se diteve te fundit kam pas shume pune edhe djalin e kam dy vjet e shpesh po qan dhe duhet ta mbaj ne krah?ju lutem me ndihmoni,cfare mund te jete

Aja .... (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aja

Pas javës së 20-22 të shtatzënisë, përveç ndjenjës së shtypjes në pjesët anësore të barkut për shkak të rritjes së bëbit (shtatzënisë), janë edhe lëvizjet e bebit që krijojnë ndjenjën e dhimbjes shtrënguese apo shpuese sidomos në një anë të barkur dhe që shkojnë deri në vaginë. Dhimbjet e tilla dominohen me banja shlodhëse ose borsë me ujë të ngrohtë e cila vendoset në fund të barkut. Edhe masazhi është i rekomanduar.

Por mesa duket, dhimbjet në fund të barkut që në përgjithësi konsiderohen si normale gjatë shtatzënisë, i shtuar edhe peshën e djalit. Përveç këshillave që të dhashë më sipër, të rekomandoj që të mos kryesh punë të lodhshme dhe mos qëndro gjatë në kombë. Gjithshtu duhet që djalin most ë mabsh në krah, sepse do të rëndohet akoma më shumë gjëndja e dhimbjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti