Infeksion gjatë lehonisë
Elona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Meqënëse je akoma në periudhën e lehonisë, drejtohu tek mjeku gjinekolog dhe shpjegoja situatën.
Sekrecionet me erë në periudhën e lehonisë, lidhen me fillimin e një infeksioni që quhet endometrit. Ky mund të shoqërohet edhe me temperaturë, këputje dhe sekrecione me erë. Ekzaminimi me ekgrafi për të vlerësuar kavitetin uterin, është i rëndësishëm. Mundet që mbetje palcentare apo koagula, të mos dlain natyrshëm. Trajtimin lokal, është i mundur vetëm nëse mjeku nuk konstaton sa më sipër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Une kam lindur para 2 javesh me operacion, ne pamundesi per te lindur vete. Tashme nuk kam me gjakderdhje, por kam pak sekrecione, shume te pakta por qe kane nje ere shume te keqe, te padurueshme. Mendoj se mund te kem infeksion. Mos ka ndikuar operimi, se ndoshta nuk ma kane bere pastrimin mire? Cfare mund te perdor une tani qe jam lehone, dhe a mund te perdor ovula nga poshte, apo duhet te pres qe te mbaroje kjo periudhe qe te marr trajtime? Shume faleminderit.