javë pas jave
Përshëndetje Klodi
Si shkak i situatës homonale në shtatzëni, është mjaft e shpeshtë shfaqja e edemave në duar, këmbë dhe fytyre, e cila ka shkak mbajtjen e lëngjeve në inde. Ky fenomen, është më i shprehur kur klima është e nxehtë. Gjithashtu shpytja që shkakton mitra mbi venën cava, e cila mbledh gjakun që vjen nga anësitë e poshtme, këmbët, mund të jetë shkak i një ngadalsimi të qarkullimit normal venoz. Gjithashtu edema, mundet të ndodhin ose të rëndohen, tek gratë që kanë predispozicion trashëgues, dilatacion të vazave kapilare dhe venave varikoze në anësitë e poshtme dhe në zonën anale ku shfaqen hemorroidet.
- Bëj masazhe të anësive të poshtme deri në rrëzë të tyre dhe të duarve deri në sqetulla.
- Qëndrimi shtrirë me këmbët më të ngritura në krahasim me trupin, p.sh, duke vendosur një jastëk nën këmbë.
- Duhet evituar qëndrimin i gjatë në këmbë si dhe ulur. Por, në qëndrimin ulur, nuk duhet të vendosen këmbët për mbi këmbë.
Gjithë të mirat.


Jam ne javen e 18 me binjake, dhe ka disa dite qe me eshte enjtur pak fytyra, duart dhe kembet. Cfare me rekomandoni qe te bej? Theksoj se kjo ka filluar sapo u ktheva nga plazhi. Nuk kam albumine, as tension te larte.