A kam nje miter te vogel?
Lorena Duzha
(13 vite më parë)
Pershendetje Lorena,
E kuptoj se je shume e shqetesuar. Dimensionet jane pak me te vogla nga vlerat normale, por nuk mendoj se duhet te shqetesohesh shume. Me shume rendesi ka fakti nese forma e mitres eshte normale dhe jo dimensionet e saj (normalisht se dimensionet skajshmerisht te vogla mund te paraqesin problem, por kjo nuk vlen per ty). Mitra eshte organ i cili perbehet nga fije muskulare te cilat terhiqen dhe mitra gjate shtatzenise ndryshon dimensionet e saj, prandaj mos ke merak per nje shtatzeni te cilen mund te planifikosh!
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktor,jam lorena 30 vjec.Sapo bera nje eko te mitres e doktori me tha qe kam nje miter shume te vogel,permasat qe kam te ekografia jane: rt. Ovary l 4.16cm , rt ovary h 2.00com , lt ovary l3.53cm ,lt ovary h 1.80com ,uterus l 4,32cm ,uterus h 2,53cm , uterus w 3.95cm ,vol 22,60cm . A eshte kjo nje miter shume e vogel dhe a mund te kem une nje shtatzani normale pasi kam deshire te bej nje femije e jam shume e shqetesuar. Shpresoj te kem qene sa me e qarte flm